Piketi: Kapitalizmi s'funksionon
duhet taksë globale për pasurinë

Piketi: Kapitalizmi s'funksionon<br />duhet taksë globale për pasurinë
Ekonomisti francez Toma Piketi, në librin e tij voluminoz prej 685 faqesh ka dalë në konluzionin se kapitalizmi nuk funksionon. Duke mbledhur për 15 vjet, të dhëna për historinë thuajse treshekullore të kapitalizmit, Piketi, si një studiues i pabarazisë së ekonomisë sjell një mesazh kryesor, se të pasurit nën kapitalizëm vazhdojnë të pasurohen dhe se klasa e mesme dhe e ulët vazhdon të mbajë barrën kryesore të ekonomisë. Zgjidhja e ekonomistit të majtë është rritja e taksimit ndaj të pasurve dhe vënies së një takse globale mbi pasurinë, që është në thelb të mosfunksionimit të sistemit.

15 vjet kërkime dhe mbledhje provash që datojnë që nga shekulli XVII janë përmbledhur në atë që ka filluar të quhet si libri i dekadës, në librin e ekonomistit francez Toma Piketi. Pedagog dhe drejtues në Universitetin e Ekonomisë në Paris, Piketi ka studiuar 200 vjet kapitalizëm dhe ka dalë në konkluzionin që kapitalizmi nuk funksionon.

Kapitalizmi ka nevojë për pabarazinë e pasurisë për të stimuluar marjen e riskut. Qeveritë kërkojnë ta ndalojnë këtë me taksimin e pasurisë dhe kapitalit, por trashëgimia dhe prona nuk e lejon këtë. Piketi argumenton se kapitali është i verbër dhe kur investimet nga ky i fundit kthehen në xhepat e të pasurve, ato kalojnë në një masë tejet të madhe, rritjen që u bëhet pagave. Kështu, akumulimi i krijuar rritet në mënyrë disproporcionale duke rritur pabarazinë në mënyrë eksponenciale.

Ky proces rëndohet sidomos nga pagat marramendëse të menaxherëve të kompanive të mëdha, që sipas Piketit s'kanë lidhje me meritat e tyre në punë, por që janë bërë një normë në shoqëritë perëndimore, për të justifikuar makutërinë.

Ekonomisti francez jep fakte duke parashtruar se 70 % e pasurisë apo kapitalit në SHBA gjendet tek 10% e të pasurve, e në të njëjtën kohë tek fasha e të pasurve mbulon vetëm 30% të të ardhurave. Në këtë sens sipas Piketit, të pasurit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, kanë një barrë shumë më të vogël në mbajtjen e shtetit e sistemit të taksimit, paguajnë më pak në sistemin shkollor, në sistemin arsimor e kështu me rradhë në të gjitha shërbimet publike.

"Nju York Magazine" e ka cilësuar Piketin si një "rockstar" të ekonomisë, i cili nuk ka frikë të citojë Marksin e me të cilin amerikanët liberalë janë dashuruar. Libri me 685 faqe ka disa javë që është në krye të listave të shitjeve nëpër librari, por dhe në faqet online si "Amazon.com" ku kryeson listën prej kohësh

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç