Piktori Jakup Ferri ekspozon 
mozaikun e rrallë në ‘Tulla Center’

Piktori Jakup Ferri ekspozon <br />mozaikun e rrallë në ‘Tulla Center’<br /><br>
Piktori Jakup Ferri disa vite më parë vizitoi Tiranën, bleu disa veshje dhe copa pambuku e linoje për të punuar, por nuk e kishte skicuar ende projektin më të madh artistik, këtë mozaik të rrallë.

Mozaiku është pjesa qendrore e ekspozitës Op, Op që u çel këtë të enjte në Tulla Center në Tiranë. Krahas veprës ekspozohet dhe lënda e parë, veshjet që dikur i bleu në Tiranë. Më tej ekspozita shoqërohet me perfomnaca baleti.  

Jakup Ferri jeton në pjesën më të madhe të kohës në Holandë dhe në kodet e tij piktorike, vajtjet e ardhjet nga Kosova në Shqipëri, nga Shqipëria në Holandë e anasjelltas lënë gjurmë. Një pjesë e këtyre gjurmëve duken si shënime të një ditari, dhe pasi janë skicuar me detaje nga Jakup Ferri marrin fomën e një jete tjetër.

[gallery]25324[/gallery]

Vetë piktori të befason kur shprehet se e ka fobi kamerën.  Është kantautori Alban Nimani, kurator i aktiviteteve në Tulla Center që rrëfen një pjesë të historisë së kësaj vepre. Por asnjë rrëfim nuk ia heq dot misterin këtij mozaiku që të rrëmben shikimin. Detajet dhe ngjyra fantastike, të konceptuara nga Jakup Ferri janë realizuar teknikisht në mozaikun e madh nga artisti Fatos Kabashi.   Ekspozita “op Op” e Jakup Ferrit do të qëndrojë e hapur në ambientet e Tulla Center deri më 3 shkurt.

Ferri është i njohur për vizatimet e tij në dukje të sinqerta në letër, qelq, madje edhe në mure. Ai është pjesë e një brezi të ri artistësh të cilët si rezultat i ekspozitave ndërkombëtare dhe programeve rezidenciale, jetojnë një ekzistencë nomade. Puna e Ferrit karakterizohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia, duke portretizuar njerëzit në izolimin e tyre, të tjetërsuar nga mjedisi i tyre.

"op op", do të paraqesë punën më të re të Ferri-t të prodhuar në tapiseri. Për anën teknike dhe realizimin e mozaikut, Ferri bashkëpunoi me Fatos Kabashin dhe 8 asistentë të tjerë.

Vitet e fundit Ferri ka hulumtuar teknikat e ndryshme artizanale të përdorura në artin dhe pikturat autoktone popullore. Ai i kushton rëndësi të madhe natyrës autentike dhe të parafinuar të këtyre veprave. Kurioziteti i Jakup Ferrit u ngjall kur në moshë të re ra në kontakt me artet tradicionale të tekstilit të punuar me dorë. Ai filloi të grumbullonte qilima të vjetër dhe të kërkonte nëpër tregje përvetësime të reja.

[gallery]25320[/gallery]
Këto tapiseri unike na çojnë në botën poetike të Ferrit, të mbushur me kujtime të rinisë së tij në Kosovë. Një temë e përbashkët në punën e tij është edhe dëshira për të pasur një ndjenjë solidariteti me familjen, miqtë dhe shokët e tij të shpirtit. Në të njëjtën kohë në punën e tij ai e tregon edhe lirinë e stilit të jetës së tij bohemiane.

Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam. Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem.

Me rastin e hapjes së ekspozitës do të zhvillohet një performancë speciale: Kolektivi i artistëve - TETRIS është ftuar për të performuar në hapjen e ekspozitës. Grupi eksperimental synth-electronica bashkëpunon me Jakup Ferrin dhe e frymëzojnë njëri-tjetrin në punën e tyre. Ekspozita eshte mbeshtetur nga American Bank of Investments.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit