Piktori Roland Karanxha ekspozon
Korçën dhe bukurinë e trupit në FAB

Piktori Roland Karanxha ekspozon<br />Korçën dhe bukurinë e trupit në FAB
Tablo plot emocione, ngjyra, drama të jetës, shpërthime të ndezura të gëzimit të saj dhe peizazhet e vendlindjes janë pjesë  e ekspozitës “Arratia e Mendimit” e piktorit korçar Roland Karanxha.

Ekspozita në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë do të qëndrojë e hapur deri më 30 janar. Piktori Karanxha për një kohë të gjatë nuk ka çelur ekspozita personale, por kjo nuk e ka penguar të realizoj vepra origjinale, si dhe cikle të ndryshme tematike në këtë ekspozitë ku gjenden mbi 80 vepra. Karanxha pohon se temat i merr nga jeta dhe i punon ndjeshmërisht në telajo. 

"Kam diçka që sa herë punoj, ose bëj një ekspozitë nuk shkoj me qëllimit për të bërë me një tematikë të caktuar, pavarësisht se këtu është i ndarë në dy cikle, një për qytetin një për gjuhën e trupit siç e kam titulluar. Në përgjithësi nuk jam me këto ligjet që sot ë bëj këtë gjë dhe do ta mbyll, nëse më pëlqen diçka, po më pëlqeu diçka nis dhe e bëj atë", shprehet Karanxha.  

Pjesa më e madhe  e ekspozitës së Roland Karanxhës i kushtohet qytetit të lindjes Korçës. Teknika e pikturimit është e veçantë, me shume shtresa,  por detajet sillen me një elegance të tillë sa edhe përsëritja e motivit nuk e zbeh bukurinë e secilës vepër.

"Arkitektura e Korçës është unike, siç është Gjirokastrës, e Beratit më ka pëlqyer sidomos periudha e dimrit, e borës, sepse ajo fashit shumë gjëra që s’duhet të jenë. I shton një si vello qytetit. Ka shumë lagje që duhen pasqyruar", tha Karanxha. 

Roland Karanxha, njihet si një ndër piktorët të viteve ‘70-’80. Ai ka punuar ne Korçë si Piktor, skenograf e grafist. Ish nxënës i Sadik Kacelit e mjeshtërve të tjerë të traditës, Karanxha vendosi të lërë Tiranën dhe të strehohet në vendlindjen e tij. 

Për 22 vjet me radhë ka qenë skenograf i teatrit shtetëror “AZ Çajupi”, Korçë. Gjatë viteve 2004 - 2007 ka qenë edhe drejtor i këtij teatri. Pas viteve 1997 ai emigroi në Greqi ku punoi si arkitekt skene në Teatrin e Operës dhe Baletit, Athinë. Është kthyer sërish në Korçë ku vijon punën si piktor.

[gallery]20753[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre