Pikturat e Mimoza Arapit 'joshin'
stilistët e San Franciskos

Pikturat e Mimoza Arapit 'joshin'<br />stilistët e San Franciskos
Veprat e piktores shqiptare Mimoza Arapi janë marrë për t’u aplikuar në veshjet e stilistëve të San Franciskos. Me pikturat e saj dizajnohen bluza, fustane, shaje dhe objekte të arendimit. 
 
Piktorja shqiptare pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë e ka zhvilluar karrierën e saj artistike në vende të ndryshme të botës, në Greqi, Itali, Angli, ku edhe ka çelur edhe ekspozita të shumta.
 
Stacioni i saj më i fundit i ekspozitave ka qenë Anglia. Prej aty ka nisur edhe suksesi i saj, ku i kërkuan pikturat për aplikim në botën e modës.
 
Mimoza Arapi pas viteve ’90 ka qenë studente e piktorëve më të mirë shqiptarë. Ajo ka pasur pedagog Vladimir Myrtezain, Edi Hilën. Gazmend Lekën, madje dhe kryeministrin aktual Edi Rama.
 
Piktorja Arapi ka kryer në Tiranë edhe studimet për letërsi. Nga natyra ajo është ajo është tepër modeste, e ka vështirë të flas për veprat e saj, por duke ecur në rrugën e  artit me vizionin për të qenë origjinale, i ka bërë pikturat që të flasin vetë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre