Pilotët e 'British Airways' kërkojnë uljen e pagave me 20% që të mos shkurtohen vendet e punës

Pilotët e 'British Airways' kërkojnë uljen e pagave me 20% që të mos shkurtohen vendet e punës

Pilotët e kompanisë ajrore “British Airways” miratuan një plan që parashikonte uljen e përkohshme të pagave me 20% për të mos lejuar shkurtimin e vendeve të punës.

Sektori ajror është zhytur në një krizë të thellë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Anëtarët e saj kanë votuar me 85% në mbështetje të këtij plani, i cili parashikon, përveç shkurtimin të 270 vendeve të punës edhe uljen e pagave me 20%, që do të ulet në 8% në dy vjet, para një rikthimi në nivel fillestar në një afat më të gjatë.

“Anëtarët tanë kanë marrë një vendim pragmatik duke pasur parasysh rrethanat, por fakti që ne kemi dështuar të bindim BA për të shmangur çdo pushim nga puna përbën një zhgënjim të madh”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Balpas (British Airline Pilots Association), Brian Strutton.

Kompania, që punëson 4 300 pilotë, kishte parashikuar fillimisht shkurtimin e 1 255 vendeve pune.

“Është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë tek “British Airways” dhe ne i jemi mirënjohës Balpa-s dhe ekipeve tona që kanë rënë dakord për të arritur këtë marrëveshje dhe për të shpëtuar qindra vende pune”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani