Një pilot amerikan raportohet se është kapur në Iran nga Garda Revolucionare (Pasdaranët), pasi është rrëzuar një avion luftarak amerikan – F-35 ose F-15, sipas burimeve të ndryshme.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tasnim, ndërsa më herët Axios kishte raportuar për rrëzimin e avionit dhe për operacionet e kërkimit për dy pilotët drejtues.

Televizioni shtetëror iranian kishte deklaruar se “kushdo që arrin të kapë të gjallë pilotin amerikan do të marrë një shpërblim të madh”.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane kanë publikuar pamje dhe video që pretendojnë se tregojnë mbetje të avionit të rrëzuar, si dhe një nga sediljet e katapultimit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mediat: Rrëzohet avioni luftarak amerikan F-15, po kërkohen 2 pilotët, njëri dyshohet se u kap nga Garda Revolucionare! Trump: Me kalimin e kohës do të marrim Hormuzin dhe naftën