Komandanti donte të shkonte në banjë, ndërsa ndihmësi i tij në vend që shtypte butonin e derës, shtypi një buton të gabuar i cili e coi avionin në pikiatë duke shkaktuar kështu panik për gati 30 sekonda tek 117 pasagjerët që gjendeshin në bord.
Sipas mediave lokale si dhe raportimeve të zyrtarëve Japonez, mësohet se ndihmës piloti i bordit të shoqërisë All Nippon Airways (Ana), fluturimi Okinawa - Tokio, ngatërroi butonin e bllokazhit të derës së pasagjerëve me një buton i cili ndihmon në kontrollimin e kuotës së avionit.
Për gati 30 sekonda avioni mori pikiatën, duke humbur 1.900 metra lartësi dhe për pak sa nuk u nda përgjysëm në ajër nga presioni i menjërshëm i uljes.
Me sa duket, ndihmës piloti donte ti hapte derën pilotit i cili ishte nisur për në banjë, kur shtypi butonin “e mallkuar”. U deshën plot 17 sekonda para se ndihmës piloti të kuptonte se ai kishte bërë një gabim dhe të merrte masat e duhura. Në këtë incident mbetën të plagosura lehtë dy shoqëruese të fluturimit. Avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Haneda të Tokios.
(ed.ka/Shqiptarja.com)