Në lidhje me veprimatrinë e paligjshme të pilotiti të Forcave të Armatosura, Sokol Feka i përfshirë në trafikun ajëror të drogës, seksioni i Prokurorisë Ushtarake në Shqipëri nuk ka regjistruar procedim penal.

Majori Sokol Feka gjeti vdekjen 1 javë më parë teksa pilotonte helikopterin me 1 tonë hashash nga Malaga në Spanjë, ndërsa këto hetime sipas akuzës shqiptare po kryhen nga pala spanjolle.

Trupi i majorit Feka ndodhet ende në Spanjë ndërsa për sjellien e tij në Shqipëri ende nuk është vendosur një datë midis Ministrisë sonë të Jashtme dhe autoriteteve spanjolle që po kryejnë hetimet.

Hetimet për përfshirjen e pilotiti Sokol Feka në trafikun e drogës deri në këto momente kanë kryer strukturat e Policisë Ushtarake të cilat kanë marrë dëshmitë e kolegëve të Fekës dhe familjarëve të tij. 

Sipas burimeve të A1 Report nga Policia Ushtarake këto të dhëna nuk kanë mundur të hedhin dritë për mënyrën se si urekruatuar piloti shqiptar në trafikun e drogës.


Orët e para të mëngjezit të 28 janarit Guardia Civile spanjolle arriti të gjej helikopterin e rrëzuar i cili drejtohej nga feka, ndërsa sëbashku me piltoin shqitpar i vdekur mbeti dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)