Milani humbi 0-2 me kushërinjtë e Interit në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Në "San Siro", zikaltërit ishin më të vendosur në fushë, teksa shënuan dy gola të shpejtë në fillimin e lojës. Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për mediet duke vendosur në pah meritat e kundërshtarit dhe kritikat për arbitrin spanjoll Gil Manzano.
"Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim. Kjo është diferenca në këto nivele. Ne donim një tjetër paraqitje dhe një rezultat tjetër. Megjithatë duhet të besojmë te ndeshja e kthimit, sepse episodet mund të ndryshojnë lojën. Nuk më pëlqeu arbitri, pashë të përdoreshin standarde të dyfishta.
Leao? Ne e dimë rëndësinë e tij, nuk ishte në gjendje për sonte. Kanë mbetur gjashtë ditë dhe duhet të presim edhe pak. Shpresa është që ai të luajë në gjysmëfinalen e kthimit.
Donim të ishim kompaktë, intensivë dhe agresivë. Interi fitoi shumë duele, topa të dytë, e mori lojën në dorë. Zikaltrit ishin të mirë në shënimin e dy golave dhe ndeshja u bë shumë e komplikuar, e vështirë nga pikëpamja taktike dhe mendore, por pashë një reagim të madh. Këtë reagim dua ta shoh edhe në ndeshjen e dytë", tha Pioli mes të tjerash.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
56.7%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 621
Lajme të tjera
-
Humbja e parë, Inzaghi: Pas golit të Bajramit nuk ishim të qartë, na dhemb
28 Shtator, 13:57
-
Përmbysja kundër Interit dhe festa kuqezi, Nedim Bajrami: Jam i lumtur, i shkaktuam humbjen e parë
28 Shtator, 11:46
-
VIDEO/ Nedim Bajrami ‘tërbon’ Interin dhe feston me shqiponjë, Sassuolo përmbys zikaltërit në ‘San Siro’
27 Shtator, 22:53
-
Serie A/ Milani fiton me përmbysje kundër Cagliarit në transfertë, Atalanta e Gjimshitit i falet një goli për tri pikët
27 Shtator, 20:44
-
'Të vish te Interi si tifoz është realizimi i një ëndrre', Kristjan Asllani: Më karakterizon përulësia
27 Shtator, 13:50
-
Operohet ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ndodhet i shtruar në një spital në Milano
26 Shtator, 16:54
-
Debutoi në Serie A kundër ekipit që bën tifo, Shpendi i Kombëtares: Emocion i madh, jam fans i Interit
26 Shtator, 14:54
-
GOLAT/ Interi i falet një goli, Atalanta bën detyrën në Serie A! Napoli ka harruar të fitojë, Roma barazohet në fund
24 Shtator, 20:33
-
VIDEO/ Mjafton goli magjik i Dimarco-s, Inter mposht Empolin e 3 shqiptarëve titullarë! Zikaltërit me pikë të plota
24 Shtator, 14:30
-
GOLAT/ Milan harron Interin dhe mposht Veronën mes rebeshit, Juventusi turpërohet nga Sassuolo! Lazio 'ngec' në shtëpi (Renditja)
23 Shtator, 22:53
-
Vranë tifozin e AEK-ut në ndeshjen e Champions League, në Zagreb arrrestojnë 9 huliganët e Dinamos
23 Shtator, 19:27
-
Topi ngec mes shiut në 'San Siro', merret vendimi për fatet e Milan - Verona
23 Shtator, 15:18
AL 16 MAGGIO SARA LA STESSA MUSICA,,,OVUNQUE E DOVUNQUE FORZA I N T E R AMALA
PërgjigjuHahaaaa, Gjynaf Pioli dhe tifozet !
Përgjigju