SHBA- Nëse mendoni se piramidat ndodhen vetëm në Egjipt, gaboheni. Edhe në SHBA kanë një të tillë. Ndodhet në Nekoma në Dakotën e Veriut dhe është ndërtuar në kohën e Luftës së Ftohtë me qëllim që të gjurmonte dhe të qëllonte raketat që vinin nga Rusia.
piramide
(Piramida në SHBA)

Piramida e Nekomas u projektua në kuadër të programit të mbrojtjes që u zhvillua në vitet ’60 dhe përfundoi në vitin 1975. Ajo pati një kosto prej 6 miliardë dollarësh dhe përbëhej nga një sistem radarësh ku përfshihej edhe një radar i dizenjuar për të gjurmuar raketat që do lëshoheshin nga Rusia dhe që mund të arrinin deri në Kanada.
piramida

Por megjithë shpenzimet që pati, programi u mbyll dhe piramida funksionoi vetëm për tre ditë, sepse kishte shqetësime për efikasitetin dhe rrezikun e shpërthimit të mbushjeve raketore. Pas mbylljes tunelet masive të piramidës u përmbytën.

Në ditët e sotme ajo ka mbetur si një skelet ushtarako-industrial në zemër të askundit, ose nëse do të shpreheshim me fjalët e një shkrimtari “si një monument i frikës dhe injorancës njerëzore”.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)