Tirana, metropoli shqiptar në jetën tonë të përditshme nuk duket se ofron shumë, por kjo sigurisht që vlen vetëm për ne, banorët e saj. Për turistët kryeqyteti ynë ka disa gjëra që nuk duhen humbur dhe deri tani sipas përshtypjeve të tyre këto vende, apo institucione nuk janë të pakta. Këtë numër po ju sjellim përshtypjet e turistëve të huaj për Piramidën, ose ish-muzeun diktatorit komunist. Çfarë mendojnë ata teksa e shohin ashtu të shkretë dhe plot shkrime në kollonat e saj të mermerta?
Online Piramida ka plot 22 recensa nga turistët e huaj. Nga këto tre janë të shkëlqyera, tre shumë të mira, gjashtë mesatare, katër të mjera dhe gjashtë të tmerrshme. Disa prej turistëve kanë gërmuar disi në historinë e Piramidës, duke e përmendur në recensat e tyre. Disa syresh mendojnë se nuk ia vlen ta vizitosh, të tjerë rekomandojnë të bësh një foto, ndërsa dikush ironikisht shprehet se nuk ka moshë për të bërë skejtbord. “Është ndoshta një nga vendet më të mira për të skejtboard, por tani duket si një djerrinë e shkretë, si një testament që babai ka lënë për vajzën që i ka plotësuar çdo dëshirë.” - shkruan një turist. Kushedi se çfarë nënkupton me pjesën e dytë të përshtypjeve, por përcaktimi i Piramidës si një vend për të bërë skejtbord është domethënës për gjendjen e kësaj godine në qendër të Tiranës. Thua ta ketë menduar ish-diktatori këtë vlerësim?
Pak a shumë një mendim e ka edhe Henrik nga Valby i Danimarkës, i cili shkruan kështu përshtypjen e tij për Piramidën. Jo vetëm kaq, por propozon edhe një status të ri për të. “ Nuk ka shumë për të parë, përvec një godine pjesërisht të rrënuar…. Natën të rinj ngjiten deri lart. Duket zbavitëse, por jam mjaft i moshuar për ta praktikuar! Mund të ishte bërë një zyrë e mrekullueshme informacioni për turistët”.
Rrëshqitjet me skejtbord i ka vënë re dhe turisti izraelit, i cili në Tripadvisor ka lënë plot 39 recensa nga udhëtimet e tij në vende të ndryshme. Sipas tij “Shqiptarët nuk kanë vendosur kurrë se çfarë të bëjnë me këtë mauzoleum të ish-diktatorit Enver Hoxha, kështu që tani ajo është si një copë e thërrmuar , hedhurinë e mbuluar me grafite... Të rinjtë e përdorin për rrëshqitje gjigante ose ata trimat përdorin skateboardin. Shprehja “Po shkel mbi varrin tënd” kurrë nuk ka qenë më e saktë!|”
Kathryn nga Greqia mendon se ndërtesa nuk duhet të jetë më aty e po ashtu edhe një tjetër turist mendon se është një objekt shumë i shëmtuar në mes të një lagjeje të bukur. Kurse një irlandez, që e ka parë krejt rastësisht Piramidën, ndërsa ishte duke shkuar për në restorant mendon se nuk ka asnjë shenjë që të tërheqë turistët për ta parë. Ai do të kishte dashur të mos e kishte gjetur gabimisht këtë godinë!!!
“Ju mund të tundni kokën nga habia teksa shikoni shkrimet që kanë mbuluar piramidën që shërben tani si një sfidë ngjitje për të rinj (dhe të dehur) si dhe ofron mundësi shumë të mirë për skateboard dhe rrëshqitje. Çfarë janë duke menduar këta liderë?” shkruan përshtypjet e saj një turiste nga Bullgaria.
Rumuni Ravan M mendon se Piramida është interesante por askush nuk kujdeset për të. “Është për të ardhur keq që nuk është pastruar dhe mirëmbajtur siç duhet, nuk është ndriçuar dhe përdorur më shumë”
Një turist irlandez e vlerëson godinën sigurisht pasi ka mësuar për fatin e saj një të ardhmen “është mrekulli dhe cmenduri njëherësh!. Mendoj se Piramida duhet të rrijë aty pasi pjesa më e madhe e turistëve cmenden për këtë godinë që duket jashtë kësaj bote dhe kujton të shkuarën” Ndërsa një turist amerikan këshillon që të bëhet patjetër një foto me këtë monstruozitet të braktisur. Një recencë pak më e vjetër e njërit prej kontrituesëve të këtij sajti të njohur udhëtarësh, mban gjurmët e diskutimeve të forta që u bënë për të ardhmen e piramidësn në vendin tonë. “Piramida e Enver Hoxhës është neglizhuar për një kohë të gjatë. Ka protesta kundër shkatërrimit të sj për të ngritur aty godinën e parlamentit. Duan të ruajnë disa monumente nga e kaluara” shkruan Lizeta nga Hollanda.
“Piramida e Enver Hoxhës është një nga ato gjëra që duhen parë nëse jeni në Tiranë, por sigurisht që nuk e justifikon udhëtimin drejt kryeqytetit shqiptar. Ajo është në një gjendje të mjerë, është simboli i një kohe dhe regjimi të shkuar historinë e të cilit ia vlen ta njohësh… të njohësh origjinën, autorët e projektit dhe historinë e piramidës” shkruan në maj të këtij viti turisti brazilian.
Rheinbayer, një turist nga Augsburg në Gjermani, një rencensuesit më të njohur të Tripadvisor, me 187 recensa nga të cilët 103 për qytete të ndryshme ka shkruar edhe për vizitën e tij në Tiranë, duke ofruar natyrisht edhe dicka nga historia e Piramidës. “Ky memorial nuk duhet të neglizhohet në Tiranë. Ai u ndërtua fillimisht për Enver Hoxhën, kreu i fundit komunist i Shqipërisë. Ajo ishte varri i tij. Pas ndryshimit politik dhe demokratizimit në Shqipëri, Enver Hoxha u rivarros në një varrezë publike. Më pas u shndërrua në një lloj qendre. Çdo gjë është në gjendje shumë të keqe. “ shkruan ai.
HISTORIA E SHKURTER E PIRAMIDES
Piramida është një nga ndërtesat që duam apo nuk duam ne është pjesë e qendrës së Tiranës. Edhe pse nuk ka ndonjë shenjë të vecatë që të cojë drejt saj, pozicioninimi në një nga anët e bulevardit e bënë tejet të dukshme për cdo kalimtar. Për ne banorët e kryeqytetit, që kalojmë pa fund para saj, është bërë si cdo gjë tjetër, e zakonshme. Ditët e saj më të fundit të lavdisë ishin gati para një viti kur propozimi për shkatërrimin e saj dhe ndërtimin e parlamentit të ri shqiptar zgjoi një revoltë të intelektualëve që u ngritën në mbrojtje të saj. Natyrisht pati dhe ka akoma edhe shumë përkrahës së këtij vendimi.
Historia e Piramidës nisi në 14 tetor të vitit 1988, ditë kur u hap muzeu kushtuar diktatorit Enver Hoxha. Grupe nxënësish dhe punëtorësh u organizuan për ta vizituar këtë muze sipërfaqja e të cilt është 17 mijë metra katrorë. Në vitet 90 ashtu si shumë simbole të tjera të Enver Hoxhës edhe i ashtuquajturi mauzoleumi I tij, pushoi së ekzistuari. I boshatisur nga të gjitha objektet e ekspozuara më parë, Muzeu tashmë me emrin Piramida u shndërrua në një qendër konferencash. Gjatë vitit 99 thuhet se shërbeu si një bazë zyrash për Naton organizatat humanitare qe u angazhuan gjatë luftës në Kosovë. Prej këtej viti ai u bë një qendër panairesh ku tregtoheshin sipas stinës, djathë e vaj apo libra. Nën emrin Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, për vite me radhë u bënë shumë aktivitete por asnjëra syresh e nivelit të mirëfillitë ndërkombëtar. Pas largimit të kësaj qendre, Piramida vijon të degradohej si ndërtesë ndërsa e ardhmja e saj është e pasigurtë.
Shkrimi u botua ne suplementin FUNDJAVA, te gazetes Shqiptarja.com, 31 gusht 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com