'Duopoli i telefonisë' AKEP: Çmimet e shërbimit celular në rritje nga 2022, shtohen ankesat! Pirateria online shqetësim’! Teknologjia 5 G nga 1 janari 2025

 TIRANE- 3.8 milion karta SIM me 2.6 milion pajtimtarë ka arritur përdorimi i rrjetit celular gjatë vitit 2023 në Shqipëri sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas raportit vjetor, janë 5-fishuar ankesat e qytetarëve për çmime të larta të paketave të komunikimit telefonik. Kreu i AKEP konfirmoi sot para deputetëve të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese se qëndrimi në treg i dy kompanive u shoqërua me rritjen e çmimeve. 

Kreu i AKEP, Tomi Frashëri: Patjetër që duopoli ka një efekt në rritjen e çmimev. Çmimet kanë filluar të rritjen nga 2022 e këtej"

Arben Pëllumbi: Kemi dy kompani, duopol, a ka abuzime mes këtyre kompaninë në tarifa e paketat e tyre?

Tomi Frashëri: "Ne jemi në monitorim të tregut dhe në dialog me kompanitë. Është kohë e shkurtër për të thënë ka ose jo abuzime.  Sot shkarkohen apo upload gjithfarë produktesh me kapacitet të lartë dhe përdorimi i internetit për këto elemente për zbavitje, info bën që interneti të konsumohet. Dhe është e vështirë të matet, nuk ka një instrument për të matur me sasa giga e mega përdoret apo është përdorur apo dhënë sa duhet nga operatorët

Mbulimi me sinjal vijon të mbetet shqetësim madje edhe në zona të banuara apo turistike. 

Deputetja Edona Bilali: Vermosh, Kelmend, Boga, Lepusha, Thethi, etj ... neve nordikëve kur na vjen radha që te kemi valë e internet"

" Presin tu dalë leja për ndërtimin e stacioneve. Jemi duke punuar për tunelet e Llogarasë e Skërficës , AKEP jep shtysë opertorëve për ti bërë këto punime , kemi pasur vonesa edhe me puniem që po bëhen për rrugët. Skemi ndasi veri jug, do ta k ontrolloj dheinvevnetoarin për situanë në veri' tha Tomi Frashëri, Kryetar i AKEP

Kreu i AKEP Tomi Frashëri tha se shërbimi 5G do të nisë shërbimin në 2025 fillimisht në qytetet e mëdha.

Mbi indeksimin e çmimit në kontratë, Frashëri tha se është vendosur që qytetarët që kanë bërë kontratë për herë të parë mund të tërhiqen pas 3 muajve të parë.

Sipas tij, janë rreth 450 qytetarë që janë tërhequr nga operatori pasi kanë bërë një kontratë.  

“Është e drejta e operatorëve që të aplikojnë rindeksimin e çmimit në kontratë në bazë të normës së inflacionit. Është njoftuar që do të bëhet para disa vitesh dhe AKEP ka vënë kusht që të mos aplikojë para 2024 për shkak edhe të efekteve të luftës në Ukrainë dhe ka kërkuar që për pajtimtarët me kontratë të re informacioni të jetë i plotë dhe transparentë. Ata që kanë bërë kontratë për herë të parë mund të  të tërhiqen nga kontrata pa penalitet në 3 muajt e parë. Janë 450 pajtimtarë që janë ushtruar këtë të drejtë dhe janë tërhequr nga operatori.  Njëri nga operatorët ka vendosur që ta zbatojë indeksimin për çmimin në kontratë duke filluar nga 1 qershori 2024, ndërsa operatori tjetër nuk do ta zbatojë për këtë vit”, tha ai.

Sa i përket abuzimeve nga ana e kompanive për ofrimin e internetit, pasi qytetarët ankohen se marrin më pak internet sesa i premtohet në kontratë, Frashëri tha se nuk ka një instrument që të bëjë të mundur këtë matje.

“Ne në AKEP nuk kemi ankesa në numër domethënës që kanë të bëjnë me këtë lloj pretendimin. Duhet bërë kujdes për internetin dhe përdorimin e tij, sepse sot shkarkohen produkte që kanë kapacitet të lartë dhe përdorimi i internetit për të shkarkuar çdo gjë bënë që interneti të konsumohet. Nuk ka një instrument të mirëfillt për të matur e sa Gigabyte është përdorur, ose nuk nga operatorët nuk është dhënë aq sa është në kontratë. Ne kemi hyr në dialog me operatorët dhe ata nuk verifikojnë dot asnjë rast që është vjedhur internet nga operatori”, tha ai.

Nga 1 janari 2025 do të nisë edhe implementimi i teknologjisë 5 G në komunikimet elektronike.

Për drejtuesin e AKEP, kjo kërkon edhe investimet e duhura financiare.

“Për 5 G në komunikimet elektronike, AKEP ka marr iniciativë për të shpejtuar implementimin e kësaj teknologjie.  Do filloj implementimi që nga 1 janari 2025, do duhet që të bëhen investimet e duhura fillimisht financiarisht dhe teknologjikisht. Jemi vonë prandaj AKP vendosi që brezin e 3.5 megaherz ta vendos në përdorim të 5 g. Do filloj që të implementohet nga viti 2025 fillimisht në qytetet e mëdha”, tha ai.  

Shqetësimin mbetet pirateria online, për të cilën Frashëri tha se ka pasur gjoba ku nuk janë zbatuar detyrimet për mbylljet e faqeve online.

“Për piraterinë online AKEP ka qenë bashkënismëtar i një taskëforce me AMA-në që ka funksionuar jo keq, madje janë gjobitur ISP-të që nuk kanë zbatuar detyrimet për mbylljet e faqeve ose aspekte të tjera të teknologjisë”, tha ai.

Deputetët e komisionit të Veprimtarisë prodhuese veçuan përgjigjet e vakëta të kreut të AKEP për çmimet e larta, për mungesën e sinjalit apo kabllot merimanga të internetit nëpër rrugët e pemët e qyteteve duke u angazhuar të thërrasin një mbledhje tjetër ndërinstitucionale me bashkitë për të gjetur zgjidhje me instalimin e tyre nën tokë përpara se të shtrohen rrugët.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 04/06/2024 07:22

    Praktikisht AKEP nuk paska asnje mjet per te mat asgje.Po pse i marrin rrogat kto kur nuk bejn dot asgje?Paguhen me taksat tona dhe telefonia po na rrjep fal monopoleve mafjoze.

    Përgjigju
  • Taljoni: 04/06/2024 06:50

    Ne itali me 4-5€ ne muaj ke telefonata pa limit e internet 50-120gb ndersa ne albanistan kushton 3fishi.

    Përgjigju
    • makaroni: 04/06/2024 08:02

      ato ankohen dhe me shume per kontratat e internetit

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së