Vetëm pak ditë më parë u publikua versioni audio i këngës më të re të këngëtares Era Istrefi në titullin “E Dehur”.

Megjithatë mediat kosovare shprehen se kënga është publikuar në mënyrë pirate pasi në pak ditë del në treg klipi i këtij produksioni muzikor.

Videoklipi është gati, por do të publikohet së shpejti dhe me këtë rast është pritur të zbulohet edhe kënga.

Ky produksion muzikor është punuar nga Mixey, i cili figuron edhe si bashkëpunëtori kryesor i këngës.

era istrefi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)