Federata Italiane e Futbollit dhe trajneri i kombëtares Cezare Prandelli i kanë dhuruar një trofe special dhe një fanellë me numrin 100

mesfushorit Andrea Pirlo i cili me Meksikën zhvilloi ndeshjen e 100-të me përfaqësuesen italiane. Pirlo ishte deciziv në ndeshjen e parë me Meksikën, pasi shënoi golin e parë.

Ndërsa kapiteni i ekipit të Italisë, Buffon në një konferencë për mediat para ndeshjes me Japoninë shprehet se pretendon që të arrijë finalen e

Kupës së Konfederatave, pasi është në gjendje shumë të mirë, ndërsa përsa i përket Balotelit, kapiteni deklaroi se është gjithcka në rregull dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.


d.b/shqiptarja.com