Piroli:Bëra vetëm 2 muaj burg, jam
në provë, dua mandatin e Prengës!

Piroli:Bëra vetëm 2 muaj burg, jam<br />në provë, dua mandatin e Prengës!
Kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, Kastriot Piroli pretendon se të marrë ai mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.
 
 “Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres.
 
Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë.
 
Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove
”,-tha Kastriot Piroli për Shqiptarja.com. KQZ është e detyruar të verifikojë një herë të vetmin kandidat që PS në Lezhë ka në dispozicion: Kastriot Pirolin. Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin.
 
Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe me vendim përfundimtar ai është shpallur i fajshëm dhe është lënë në shërbim prove për 12 muaj, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.
 
Në rast se Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg