Piroshki me kima
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 30 gr maja birre
- 1 lugë supe sheqer
- 1-2 lugë miell
- 1/2 filxhan qumësht
- 1/3 lugë kripë
- 1 vezë
- Gjalpë
Për mbushjen:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 2 vezë të ziera
- 1 tufë majdanoz
- 100 gr djathë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Me majanë, sheqerin, pak miell dhe qumështin e vakët, përgatitim majanë duke e lënë në vend të ngrohtë që të fryhet. Më pas majanë e ardhur e hedhim në miellin të hapur gropë në mes. Shtojmë vezën, kripën, gjalpin si dhe aq qumësht sa të zihet një brumë mesatar, të cilin e lëmë të pushojë në vend të ngrohtë mbuluar me pecetë kuzhine.
Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim në petë në trashësinë e gishtit dhe me një gotë uji e presim brumin në disqe të rrumbullakët. Në mes, vendosim mbushjen e kimasë që kemi përgatitur me mish të grirë, qepë, kripë, piper, djathë të grirë dhe vezë të ziera të grira imët. Palosim me kujdes anët. I sperkasim piroshkat me pak miell dhe i lëmë të vijnë pak minuta mbuluar me pecetë. Më pas i vendosim në furrë të piqen në temperaturë mesatare ose mund të skuqen me vaj në tigan.