Ish-deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima dhe ish-ministri i jashtëm Vangjelos Venizelos, kanë zhvilluar takime elektorale me një grup shqiptarësh që jetojnë në Selanik.
 
Dy funksionarët e partisë tradicionale greke kanë biseduar me komunitetin shqiptar mbi nënshtetësinë e emigrantëve të brezit të dytë.
 
Sportisti shqiptar i shumëpërfolur për ndryshimin e emrit dhe mohimit të kombësisë së tij, Pirro Dhima, ka kërkuar votat e shqiptarëve të cilët këtë të diel do të marrin pjesë në votime. Takim me komunitetin shqiptar kanë marrë edhe deputetë të SYRIZA-s.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)