PISA vlerëson qeverinë Rama për
reformën në arsim: Mos hiqni dorë!

PISA vlerëson qeverinë Rama për<br />reformën në arsim: Mos hiqni dorë!
Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA) ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria.

Në letrën e dërguar, PISA vlerëson ministren e Arsimit edhe punën e kryeministrit për reformat që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri.

Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015.

Urime dhe mos hiqni dorë, pasi reforma në edukim është e vështirë dhe një rrugë e gjatë
” thuhet në letrën e dërguar Ministrisë së Arsimit për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka komentuar gjetjet e raportit “Pisa 2015”. Shqipëria është në vendin e 51 nga 72 vende pjesëmarrëse.

Kjo sipas ministres është reflektim i reformave në arsimin parauniversitar. Ky testim është bërë për nxënësit 15-vjeçarë.

raporti pisa
(Raporti “Pisa 2015”)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)