Dy javë më parë në Çmimin e Madh të Britanisë të gjithë mbetën të mahnitur kur skuderia Red Bull bëri një pistop të ndalur në kohën poshtë 2 sekondave, ekzaktësisht 1.9. Gjithsesi ky rekord që shumë mendonin se do të mbetej i pathyeshëm ka ndryshuar sërish këtë fundjavë.
Ka qenë po skuderia Red Bull ajo që e ka ulur këto kohë në 1.88 sekonda, duke bërë një pistop në kufijtë e çmnendurisë. Ishte Max Versttappen ai që u fut në bokse në xhiron e 46 të Çmimit të Madh të Gjermanisë, duke vendosur këtë rekord botëror.
Padyshim që kjo ishte edhe një nga arsyet përse Versttappen fitoi këtë Çmim të Madh, pavarësisht se edhe detaje të tjera bënë diferencën.