Pite pa petë me patëllxhanë
Përbërësit:
Për brumin:

- 2 vezë
- 200 ml qumësht
- 200 gr kos
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 lç kripë
- ½ lç sheqer
- 1 lç sodë ose fryrës
- 180 gr miell
- 150 gr djathë
Për mbushjen:
- 30 gr gjalpë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 qepë
- 1 spec i kuq
- 500 gr patëllxhanë
- 1 domate
- 1 lç kripë
- 2 lgj miell misri
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim dy patëllxhanë të prera në kubikë dhe i vendosim në ujë të nxehtë me kripë për 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, qumështin, kripën, sheqerin, sodën e bukës dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar dhe në fund djathin e grirë.
Kullojmë mirë patëllxhanët. Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur ose të prerë në fetëza, një spec të kuq të grirë imët. Shtojmë patëllxhanët, domaten e grirë dhe erëza. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare.
Spërkasim një tavë me pak vaj dhe miell misri. Shtojmë gjysmën e qullit dhe më pas lugë-lugë mbushjen me patëllxhanë. Bëjmë një spërkatje me pak djathë të thërrmuar dhe përsëri një shtresë me qull. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

