Krepa me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 kupë miell
- 2 vezë të mëdha
- 1 kupë qumësht
- 2 lugë çaji gjalpë
- Pak kripë
Mbushja:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 100 ml verë e kuqe
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 2 lgj vaj ulliri
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e grirë, shtojmë qepën dhe hudhrën dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe erëzat, sikurse dhe ujë që të ziejnë. Krijojmë qullin për krepa. I skuqim në tigan me pak vaj të spërkatur. Më pas i shtrijmë petë dhe mbushje, veprojmë kështu me disa shtresa.
Komento
Krepet dhe pitet nuk jane e njejta gje,s.d.q me pelqejne shume pitet me mish.Me kujtohet kur i blinim prane rruges se Barrikadave ne kohen e Xhaxhit,ne nje lokal qe bente vetem kete gatim.Benin dhe pite me djathe ,ose me gjize,por une haja vetem ato me mish.Natyrisht qe nuk permbanin hudher e vere,kjo e fundit ishte luks,qe zevendesohej shpesh me uthull dhe mishi dukej se ribluhej disa here perpara se te gatuhej.Si cdo gjeje te mire dhe atyre nje dite u erdhi fundi kur filloi kriza.Me kujtohet qe te fundit qe kam ngrene kishin speca te ziera ne vend te mishit e nuk me pelqyen.Qe atehere nuk morra me,por dhe vet dyqani u prish pak me vone se u ngriten 9-kateshet,etj ne ate zone.S.d.q jam perpjekur te eksperimentoj formulen me te afert dhe nuk me ka dale keq,por nuk mund te krahasohet me origjinalen.Se pari,pitet si te bera ne shtepi,si te gatshme,nuk e kane elasticitetin e atyre te asaj kohe,se dyti,formules time ne vend te hudhres i hedh qepe te njoma,gjithashtu i shtoj nje flete dafine.Nuk e di nese prodhohen me ne Tirane,por sa kohe jetoja aty,nuk kishte.Te mbysnin ngado byrektoret!
Përgjigju