Pite të sheshta me raki nga zonja Albana

Pite të sheshta

Përbërësit:

  • 300 gr miell gruri
  • 100 gr miell misri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 majë luge sheqer
  • 7 gr maja buke
  • 300 ml ujë i vakët
  • 1 teke raki
  • 2 lugë gjelle vaj

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë miellin, kripën dhe vajin. Në një filxhan shtojmë majanë, sheqerin, ujin e vakët dhe një lugë miell. Kur masa të dyfishohet e shtojmë në masën e miellit duke shtuar ujin e ngrohtë dhe pak raki. E punojmë derisa të lidhet brumi. Kalojmë brumin në një sipërfaqe të lyer lehtë me miell dhe e punojmë për rreth 5 minuta derisa të bëhet elastik dhe i butë. E mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 15–20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në 6–8 toptha dhe hapim çdo topth me petës në një trashësi rreth 2–3 mm. Ngrohim një tigan pa yndyrë në zjarr mesatar. Pjekim çdo pite për 1–2 minuta nga secila anë, derisa të krijohen flluska dhe njolla të arta. I mbajmë të mbuluara me një pecetë që të qëndrojnë të buta derisa t'i servirim.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit