Tirane- Ka ndërruar jetë Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK. 63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.
Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
63 vjeçari i cili ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.
Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.
Lajmi ne perditesim...
“Pali nuk vrau veten, e vrau padrejtësia” thotë shoku i 63 vjeçarit, i cili piu dje fotokosinë para SPAK ndërsa sot në mëngjes u nda nga jeta në urgjencën e QSUT-së.
Marçel Laçaj në një interivstë për Report Tv tregon dhe bisedën e fundit që ka pasur me të dy ditë më parë.
“Dy ditë më parë. Më tha se do të shkonte në SPAK se kishte problemet e tij. Ai thoshte jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi. Pali nuk ishte nga ato që vriste veten, e ka vrarë padrejtësia dhe e ushqejnë këta që mos qoshin” thotë Marçel Laçaj në një intervistë për Report Tv.
Lacaj bën thirrje për drejtësi përpara se padrejtësitë të marrin jetën e të tjerëve
“Ai ishte shumë i hapur se ishte I lexuar por kur vinte për problem e drejtësisë ishte i mbyllur. Ishte njeri model, dhe kjo nuk duhej t’i ndodhte por kjo mund t’i ndodhë çdo shqiptari në situatën që ne jetojmë”
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Nuk e kuptoj ai borxh u be 4.8 milione te reja apo te vjetra. Ketu cdo sekonde e jetes eshte fatkeqesi. Cdo gje qe ben ne kete vend te mallkuar e bem gabim
PërgjigjuGjynof i shkreti po ne jena ven i marum e mallkum. Të morin shpirtin firmat piramidale moderne e Gent Sejko del e i mbro. Kurioz jam ku ësht ai tipi që komentoi dje ka pi paracetamol ,e ka bo për show etj etj..Si dim hallet e popllit e nuk o mir me sulmu e ofendu njerzit pa lidhje
PërgjigjuAta qe nuk dolen ta takonin jane pergjegjes po aq sa dhe horrat e Mca-se qe i vrafte zoti nke ore e me pare se shteti i edi rames ka kry pune me kohe
PërgjigjuO zot i madh sa gjynah!!! Dhe mbas nje shekulli: O, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
PërgjigjuOre si i kemi punet me Turizmin..?? Kto tjerat i kemi nen kontroll..
Përgjigjueshte shume alarmante dhe i pa precedent rasti i mjekeve jane kriminela dhe te poshter. kriminrli vret se i kane hyre diku ne hak ndersa ju vrisni te pa fajshem vrisni njerez me vetedije te plote ju duhet ta paguani ne menyren me te keqe te mundshme ju ju ndeshkofte zoti.
PërgjigjuAi iku nga kjo jete vetem per aresyen e thjeshte qe nuk ka Shtet dhe as nuk do kete!
Përgjigjuka kohe agjenti bkh per tu mare me popullin ka pune me te rendesishme
PërgjigjuKur behet fjale per nje qutetar te thjeshte e masakrojne edhe per nje shifer te tille qesharake kurse mafia e vendit dmth politikanet vjedhin miliona € dhe asnje gje nuk u ndodh , maksimumi e kalojne me disa dite arrest shtepie . Duhet te ngrihemi dhe ti thyejme hundet ketij sistemi te ndyre qe u sherben vetem bankave dhe oligarkeve te korruptuar
PërgjigjuNuka shtet nuk ka shprese. Vetem vetegjygjesi duhet te boni.as nje lloj partije o qeverrije nuk punon per popullin as ato me para as keto tani. Nuk bohet shqiperija . Si kamundesi seka degjuar njeri ket hallexhin. Gjynah gjynah siky ka memijra ne shqiperi.
PërgjigjuKy eshte krim i mungeses se drejtesise ne Shqiperi. Kur do hetohen seriozisht keto biznese kriminale?
PërgjigjuNe Alb cdo gje eshte e zeze