Pizza, simboli i Italisë, ka fituar çmimin prestigjoz 'igNobel'.
Ceremonia e zhvilluar ne Massachusetts, i ka akorduar produktit italian mirënjohjen e shkencës.
Silvano Gallus, nga Instituti i Kërkimeve Farmakologjike ‘Mario Negri’ në Milano, mori çmimin për mbledhjen e provave që vërtetojnë se "konsumimi i pizzës i mbron njerëzit nga shumë sëmundje kancerogjene dhe jo vetëm". Por ka një kusht: vetëm nëse ajo prodhohet dhe konsumohet në Itali.
Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i pizzave është i lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të traktit tretës dhe sulmeve në zemër.
Studimi i parë vërtetues u botua në vitin 2006 në 'Revistën Evropiane të Parandalimit të Kancerit' me titullin "Konsumi i picës dhe rreziku i kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatës" dhe më pas në një tjetër botim - "A mbron pizza nga kanceri?" - në 'Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit', në vitin 2013.
Disa italianë llogariten midis fituesve vitet e fundit. Në vitin 2017 çmimi Ig Nobel për Psikologji, iu akordua një grupi kërkimor të Fondacionit Santa Lucia IRCCS dhe Universitetit Sapienza të Romës për një studim mbi binjakët homozigotë.
Një tjetër çmim ishte ai i vitit 2014, i akorduar në Ekonomi Instat-it Italian dhe tre studiues të Universitetit të Barit.
Në vitin 2013, çmimi i fizikës iu dha një studimi të nënshkruar nga Universitetet e Milano dhe Tor Vergata i cili demonstroi mundësinë që disa njerëz mund të ecnin mbi ujë vetëm në Hënë.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39