Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

Në vitin 2024, Armand Dervishi është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal - vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu po në këtë vit Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

"Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç.

Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në të njëjtin vit, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale 'Ndërtimi i paligjshëm'", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.