Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
SPAK dhe bizhuteritë e vjedhura, të sekuestruara ndaj grupit të pandehur
Tiranë- Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e ish-shoferit të Ministrisë së Brendshme dhe familjarëve të tij, që akuzohen për grup kriminal, kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Mësohet se GJKKO pranoi edhe kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, ku në rast dënimi do të përfitonin zbritjen me 1/3-ës nga vendimi përfundimtar.
Në spak-mbyll-hetimet-dhe-dergon-per-gjykim-12-persona-pjese-e-dy-grupeve-kriminale">Maj të vitit të kaluar, ish-shoferi Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, dhe dy vajzat e tyre, u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u hetuan në total dhe arrestuan 12 persona.
Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari, që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Grupet kriminale sipas skemës së zbërthyer nga SPAK, bënin vjedhjet në biznese dhe banesa në zona të ndryshme të Francës, nga markat e shtrenjta, bizhutë e floririt, por edhe piktura, teksa më tej ua dorëzonin të dyshuarve të tjerë si korrierë, që i sillnin në vendin tonë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve me vlerë, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh (cash), të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35000 franga.
SPAK e kishte dërguar dosjen për gjykim që prej datës 11 Qershor të këtij viti. Kurse hetimet dhe operacioni u zhvilluan mbi një vit më parë, në muajin Qershor 2023. Por operacioni nisi në Francë dhe u finalizua më tej në vendin tonë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
35.1%
-
Jo
60%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales
18 Shtator, 12:05
-
Abuzimi me fondet e SASPAC, shtyhet seanca për Ilir Beqajn! Mbrojtja kërkoi kohë të njihet me materialet hetimore
18 Shtator, 11:20
-
SPAK i sekuestroi ish-shefit të Operacionales 5 apartamente, firma ‘Arlis Konstruksion’ kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit
17 Shtator, 18:30
-
Skënder Minxhozi: Vetingu pasuror pas dosjeve të SPAK: Shpata e vërtetë e Damokleut
17 Shtator, 17:03
-
GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh
17 Shtator, 16:30
-
Rexhë Byberi në arrest shtëpie, zgjidhet kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës
17 Shtator, 14:51
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator, 14:14
-
U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn
17 Shtator, 14:08
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren
17 Shtator, 12:24
-
'MED24'/ Tirana mbledh të rinjtë nga 25 shtete të botës! Videomesazhi i Papa Franceskut: Bëhuni zëri i atyre që s'dëgjohen! Jeni e ardhmja e Mesdheut
17 Shtator, 11:24
-
Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH
17 Shtator, 10:57