“Foleja e Shqiponjës”, strehëza e Adolf Hitlerit e vendosur në Alpet Bavareze së Adolf Hitlerit, ka përfunduar në flakë gjatë mbrëmjes të së premtes..

“Një i dyshuar është arrestuar”, njoftoi policia.

Sipas Der Spiegel, zjarri shpërtheu në Kehlsteinhaus në malin Obersalzberg, në Berchtesgaden. Komanda e Policisë së Bavarisë së Epërme Jugore bëri të ditur se ekipet e para të emergjencës mbërritën në orën 21:52 të mbrëmjes së djeshme dhe konstatuan një zjarr me përmasa të mëdha.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve aktuale, nuk ndodhej brenda ndërtesës. Kehlsteinhaus, e vendosur në një lartësi prej 1.834 metrash, shërben si strehë që nga viti 1952. E përfunduar në vitin 1938, ajo ndodhet në një zonë të izoluar rezidenciale dhe qeveritare, që i përkiste udhëheqjes naziste dhe ishte e mbyllur për publikun.

Ndërtesa ndodhet në majën e një mali dhe ishte destinuar për përdorim ekskluziv nga zyrtarët e lartë nazistë. Adolf Hitleri e vizitoi atë vetëm disa herë.

Ndryshe nga sa besohet zakonisht, Kehlsteinhaus nuk ishte një dhuratë për ditëlindjen e 50-të të Hitlerit në vitin 1939, sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të ndërtesës.

Një ashensor i veshur me ar, i vendosur brenda shkëmbit, mundësonte arritjen në ndërtesë, duke përshkuar rreth 125 metrat e fundit. Aty mund të shkohet përmes rrugës Kehlsteinstraße, e cila sot përdoret ekskluzivisht nga autobusët.

Një ekspozitë e vendosur në të ashtuquajturën “tarracë me diell” rrëfen historinë e Kehlsteinhaus. Në filmat amerikanë të luftës, ndërtesa quhej “Foleja e Shqiponjës”. Ndryshe nga rezidencat e tjera të personaliteteve naziste në Obersalzberg, ajo nuk pësoi dëmtime gjatë sulmeve të aleatëve.