Nga data 4 Janar 2025 autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë! Kompania 'Gener 2' njofton aplikimin e tarifës

Nga data 4 Janar 2025 autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë! Kompania 'Gener 2' njofton aplikimin e tarifës

Autostrada Thumanë-Kashar bëhet me pagesë nga 4 Janari 2025

Tiranë- Nga data 4 Janar e vitit të ardhshëm (2025), në autostradën Thumanë-Kashar nis aplikimi i tarifës së kalimit.  Kompania koncesionare "Gener 2" që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi sot (13 Dhjetor) nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalimi pa pagesë. 

Segmenti Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e automjeteve në datën 30 qershor të këtij viti. Ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe është autostrada e parë e Kategorisë A. që nënkupton jo vetëm standarte europiane të ndërtimit të rrugës, por edhe një limit shpejtësie tjetër nga ai që kanë akset e tjera rrugore të vendit. Ky aks rrugor është aksi i parë ku qarkullohet me një limit shpejtësie deri në 130 kilometra në orë.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, ku kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Ky aks rrugor lehtëson të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e veriut, apo problematikat në Aeroportin e Rinasit. 

Kompania testoi në muajin Korrik sistemin e pagesës në këtë rrugë, ku pati denoncime edhe për abuzim me kursin e këmbimit të euros në tarifë. Në atë kohë tarifa u kërkua 2.1 euro, por qytetarët denoncuan se në lekë u kërkoheshin 2700 lekë të vjetra, ose ndryshe kursi i këmbimit me mbi 1300 lekë të vjetra për 1 Euro.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lakja: 15/12/2024 20:36

    per shqiptaret nuk duhet te paguajne asnje lek...

    Përgjigju
  • Tani: 14/12/2024 21:53

    Standarte Europiane? Mfal ka kaluar kush ne kohe me shi. Nese ecen sipas tabeles 130. Je i vdekur. Rruga mban shuum uji. Dhe ka ber renje shume te madhe. Une e bej cdo dite dhe eshte nje tmerr i vertet.

    Përgjigju
    • Orest: 15/12/2024 18:17

      Shum e vertet.

  • Monetari: 14/12/2024 15:52

    Ore shurrake te Ministrive te Transportit, Financave, apo kushdo tjeter ne institucione pergjegjes: monedha kombetare e RSH eshte Leku !! Apo degjohet me pak e shemtuar kur themi 2.1 Euro pagese, me vend to 2500 leke ?! Apo mos, larg qofte, doni te fusni vendin nw dritarja ne Eurozone, pa pritur te futemi nga dera ?! Budallenj jane danezet, psh, qe megjithe ekonomine shume me te mire, nuk adaptojne euron? Apo harruat c’ndofhi me Greqine ?!

    Përgjigju
  • Inatçorët: 14/12/2024 12:45

    Inat patetik me Veriun... 2 rruge me pagese ka Shqiperia... ate te Shkodres dhe ate te Kosoves... Frike e arsyeshme pasi cdo pushtues a regjim ka thyer kockat ne Veri

    Përgjigju
  • Tes: 13/12/2024 23:08

    Me kredi do dilte shume me lire...por...

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/12/2024 21:54

    Ca 2.1 euro flisni. Ligji shqiptar nuk te lejon te flasesh pa tvsh. Nuk ka asnje cmim pa tvsh qe nje privat i shet klientit fundor. Pra cmimi do jete 2.1+20% = 2.52 euro me i uleti. Nga ana tjeter eshte turp qe nga mbikalimi rinasit (city park) deri te dalja e Rinasit qe jane as jane 3 km do aplikohet tarife ndoshta e njejte. Skandaloze! Sic eshte skandaloze qe ky koncesionar futi si pa shume zhurme ne keto 21 km edhe pjesen Thumane-Milot qe ishte e ndertuar me taksat tona dhe ky nuk vendos dore as per ta vizuar. Keto duhen then por kush ti thote. Ju jeni ose papagalle qe recitoni gjatesi e gjeresi ose ne sherbim te ketyre qe ndertojne ne fushe 10 milion euro per km nderkohe qe Greqia i ben me 4.

    Përgjigju
    • Eri: 14/12/2024 10:49

      Ti mund të përdorësh rrugën e vjetër ngs Kamza në Thumanë e s’paguan kokërr leku.

    • Duriet: 13/12/2024 22:15

      Me cilen autstrade e krahasoni ,pasi vetem e kategorise "A" nuk eshte.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia