Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri

Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest në burg” pesë kolumbianet e arrestuara të enjten nga operacioni “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet. Para gjykatës, pesë shtetaset kolumbiane kanë pretenduar  se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike, pasi vinin nga divorce në vendin e origjinës, ndërkohë që kanë mohuar të jenë pjesë e ndonjë rrjeti prostitucioni. 

Të arrestuarat kanë pranuar se janë regjistruar në faqet e eskortave në Instagram, për llogari personale të tyre, duke pretenduar se nuk e dinin që prostitucioni ishte vepër penale në Shqipëri. Masa e sigurisë “arrest në burg” u vendos  edhe për taksistin Esmerald Sulollari, ndërsa për të dyshuarat Anisa Brahaj, oficere krimesh në Komisariatin nr. 4 dhe Elona Murajn, gjykata vendosi  “arrest në shtëpi”. 

Mësohet se taksisti Sulollari ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e taksistit. Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Por prokurori ka sjellë në vëmendje te gjykatës faktin se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet gje që vërteton sipas tij dhe implikimin e tij në rrjet. 

Pak ditë më parë  policia e Shtetit ekzekutoi 8 masa sigurie, nga 11 të miratuara nga gjykata mbi një rrjet të rekrutimit të vajzave nga Kolumbia, sjelljen e tyre në Tiranë dhe më pas përfshirjen e tyre në prostitucion, kundrejt tarifave nga 200 në 250 euro për çdo klient. 

Të dyshuarit në këtë çështje akuzohen në role të ndryshme për “shfrytëzim të prostitucionit”, “trafikim të personave të rritur”, “prostitucionin” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion.

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit