Pjesëmarrësit, nga Italia, Franca te Dubai! Rama hedh foto me organizatorët e Formula 1 H2O që zhvillohet në Pogradec

Pjesëmarrësit, nga Italia, Franca te Dubai! Rama hedh foto me organizatorët e Formula 1 H2O që zhvillohet në Pogradec

Rama me organizatorët e Formula 1H2O

Kryeministri Rama ka njoftuar se në korrikun e 2024 në qytetin e Pogradecit do zhvillohet gara botërore e Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Teksa ka publikuar një foto me organizatorët e Formula 1H2O Rama tregon se në këtë garë do marrin pjesë Italia, Franca, Spanja, Dubai, Indonezia, Kina etj. Sipas tij 43 skuadra nga e gjithë bota, do e kthejnë këtë qytet, kryeqendrën botërore të sporteve për 7 ditë. 

“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për Kampionatin Botëror të Ujit 2024 kur Shqipëria do të futet në liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, së bashku me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën etj”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Kampionati botëror i Formula 1 në ujë mbahet vitin e ardhshëm në Pogradec, Rama: 43 skuadra nga e gjithë bota në Shqipëri për 7 ditë


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë