1684075251_pjemarrja.JPG

Deri në orën 16:00 kanë votuar 32% e votuesve. Shifrat i bën me dije KQZ, ku më konkretisht deri tani kanë votuar 619193 votues. Bëhet fjalë për 2679 qendra votimi që kanë raportuar nga 5213 në total.

Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00.  Duke bërë një krahasim me zgjedhjet e 2021, në këtë orar aso kohe kanë votuar 41.25%.


Lajmi kryesor:

'Vendoret' 2023/ Celibashi: 34.37% pjesëmarrës në votime! Nuk raportohet për 585 qendra votimi, nuk funksionoi votimi elektronik