Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet
për kryetarin e komunës Drenas

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet<br />për kryetarin e komunës Drenas
Rreth 52 mijë qytetarë me të drejtë vote në Drenas, janë thërritur për të votuar këtë të dielë, në zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryetarin e ri të Komunës.

​Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë shpallur pas dorëheqjes së ish- kryetarit, Nexhat Demaku, i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Për kreun e Drenasit konkurrojnë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe Xhavit Drenori (kandidat i pavarur).

Votimi bëhet në 28 qendra të votimi, me gjithsej 72 vendvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit janë hapur me kohë.

Deri në orën 15:00 KQZ-ja ka konfirmuar se kanë dalë për të votuar 27 për qind e votuesve. Kjo është 7 për qind më pak se zgjedhjet e fundit në Drenas, kur deri në orën 15:00 kishin dalë në zgjedhje 34 për qind. Kjo është një prej përqindjeve më të ulëta të zgjedhjeve që kanë ndodhur në Drenas deri më sot. Drenasi sot po voton në 72 vendvotime, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00. 

Procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit është duke e monitoruar edhe Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ), ku marrin pjesë disa organizata të shoqërisë civile.

Sipas të dhënave të monitoruesive të KIZ-it, nga gjithsej 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë prej 10 deri 50 minutash.
Në shumicën e vendvotimeve, vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor”, thuhet në një komunikatë të këtij koalicioni.
Prokurori i Shteti, Aleksandër Lumezi, e ka angazhuar një ekip të prokurorëve për të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.
“Prokurori i Shtetit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton të gjithë opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës”
, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka thënë se është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Sipas policisë, deri më tani nuk është regjistruasr asnjë incident në aspektin e sigurisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe