Pjesëmarrje qytetare nëpërmjet instrumentave të ICT- AIS organizon një trajnim me të rinj gjimnazistë
TIRANE, 7 Maj /ATSH/- Në kuadër të Ditës Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, Albanian Institute of Science (AIS) në bashkëpunim me Telecentre-Europe, organizoi sot një trajnim në ambjentet e Librarisë Tirana Times, me të rinj të gjimnazit “Ismail Qemali”, Tiranë. Trajnim u realizua në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende […]
/ATSH/- Në kuadër të Ditës Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, Albanian Institute of Science (AIS) në bashkëpunim me Telecentre-Europe, organizoi sot një trajnim në ambjentet e Librarisë Tirana Times, me të rinj të gjimnazit "Ismail Qemali", Tiranë.
Trajnim u realizua në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës dhe ka si qëllim edukimin dhe përfshirjen qytetare në politikëberje nëpërmjet instrumentave të ICT.
Gjithashtu në event u bë dhe hapja e konkursit My e-participation Story ose Historia ime e-pjesëmarrjes, një iniciativë që fton çdo qytetarë të shkruajë një ese ose tregojë një histori/ eksperiencë të jetuar në një nga vendet e BE.
AIS bëhet pjesë e këtij programi si anëtar i networkut Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër në Bruksel, e fokusuar në çështje të edukimit qytetar dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.
Broshura dhe Instrumentet elektronik të Komisionit Europian për pjesëmarrje qytetare, e-Participation :
Broshura është një publikim i realizuar në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe.
Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për informim dhe reagim.
Këto instrumente janë ndërtuar për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga Përfaqësuesit zgjedhur prej tyre.
Titulli i Konkurrimit është My e-Participation Story.
Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 gusht 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në vende të BE.
Historia nuk duhet të përmbajë më shumëse 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë mbi një problematikë të hasur , nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit.
Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar.
Fituesi merr titullin "e-Participation Ambassador" për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së në një event që do të mbahet në muajin dhjetor në Bruksel.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3066
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52