TIRANE - Për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen më datën 1 shtator në komunat Dardhas në Qarkun e Korçës si dhe atë të Rrethinës në Shkodër, me 4 vota pro dje anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistruan subjektet zgjedhore që do të garojnë për krerët e komunave në këto qarqe.
PD, PKD si dhe koalicioni i majtë do të marrin pjesë në këtë garë. Gjithashtu u miratua dhe projektvendimi për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme, projektvendimi për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga grupi i numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, si dhe projektvendimin “Për miratimin e modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Komunës Rrethinat, Qarku Shkodër. Lidhur me këto zgjedhje KQZ miratoi dje edhe projektvendimin për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-së nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme, për Kryetar të Komunës Dardhas në Qarkun e Korçës.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com