Kur ka shumë pak njerëz që e lënë punën për ta gjetur një punë më të mirë, ideja e progresit vyshket dhe mendësia konservatore lulëzon. Ndërkohë, shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë fare vend pune. Shumica e atyre që kanë vend pune nuk punojnë e nuk punuan fare në profesionin e tyre. Dhe, të njëjtit, shumë më të mëdha i kanë gjasat ta humbin vendin e punës sesa ta gjejnë një punë tjetër.
Në Kosovë përveçqë nuk ka zvogëlim të papunësisë, edhe ata që janë të punësuar zakonisht s’arrijnë të jetojnë me pagat e tyre. Jo thjesht papunësia, por edhe edukimi i dobët, borxhet, sëmundja, pagat përherë të ulëta shkaktojnë varfërinë te njerëzit.
Në anën tjetër, të papunët e kanë humbur shprehinë dhe aftësinë për punë për shkak të papunësisë afatgjate. Jo rastësisht, Gjermania bën pjesë ndër vendet që kaloi më së lehti gjatë dhe pas krizës financiare në perëndim: atje nuk u nxorën njerëzit nga puna, por më parë iu zvogëlua orari i punës, duke ua ruajtur kështu aftësitë dhe njohuritë e punës.
Duke pasur pak punëtorë dhe edhe më pak të tillë që prodhojnë shumë dhe duke qenë përgjithësisht konsumatorë dhe pronarë të vegjël, qytetarët e Kosovës kanë pak vetëbesim. Ata blejnë atë që e kanë prodhuar të tjerët (importi enorm) dhe trashëgojnë pronat nga të tjerët (paraardhësit e tyre).
Paqen sociale po na e mirëmban mërgata përmes remitancave të vazhdueshme e të cilat arrijnë 2/3 e buxhetit të shtetit, teksa autostradat në Kosovë që i fitoi konsorciumi Bechtel-Enka, Kosovës ia morën gati një buxhet të plotë vjetor prej 1,4 miliardë euro! Mërgata shqiptare nga bashkatdhetarë me punë të përkohshme jashtë atdheut është shndërruar në bashkatdhetarë me pushim të përkohshëm në atdhe. Gjithnjë e më rrallë vijnë, gjithnjë e më pak qëndrojnë. Ata nuk kanë as shans e as mundësi nga kjo Qeveri që të investojnë në Kosovë pa dhënë ryshfete që ua gllabërojnë paraprakisht fitimin deri në pamundësim të tij.
Evazioni fiskal është para e vjedhur nga publiku. Numri i bizneseve të regjistruara në Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) është dyfish më i madh sesa tek ato në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). E, njëfarë mirëkuptimi i çuditshëm që ekziston për moszbatim të ligjit në Kosovë vjen edhe nga bindja e normalizuar për lirinë si liri e tregut dhe derregullim.
Kosova duhet të kalojë nga logjika e shpalljes së pavarësisë dhe e konferencave të donatorëve te strategjia e bërjes së sovranitetit dhe te konferencat e investitorëve. Dhe, më tutje, nga investitorët e huaj matrapazë te investitorët e mërgatës sonë, gjë që, mandej, do t’i sillte edhe investitorët seriozë të huaj. Për këtë qëllim, duhet të kalojmë nga roli i thjeshtë i qeverisë në financa te roli i sofistikuar i shtetit në ekonomi.
Kosova ka nevojë të riindustrializohet. Të kufizuar e kushtëzuar në shërbime pa industri dhe pa bujqësi s’ka zhvillim ekonomik e vende të reja pune. Duhet që urgjentisht ta bëjmë kalimin nga ekonomia e asfaltit te ekonomia e prodhimit (që ekonomizon asfaltin). Industria në BE ku ne aspirojmë të anëtarësohemi një ditë përbën 75% të eksporteve dhe 1/3 e vendeve të punës. Tash edhe në BE është kuptuar që industria është viktimizuar duke besuar gabimisht se tregjet e rregullojnë vetveten.
Qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë pasur qëllime shumë afatgjata në formë vizioni ose objektiva afatshkurtra në formë menaxhimi. Asnjëherë planifikim me synime afatmesme. Duke i zbritur kriteret e standardet ato kanë sajuar iluzionin e përparimit.
Rritja aktuale dhe e përsëritur e pagave në Kosovë po bëhet në kurriz të shërbimeve publike dhe të kushteve të punës në sektorin publik. Po zvogëlohen shpenzimet rrjedhëse (mallrat dhe shërbimet) për t’u rritur pak fuqia blerëse e disa kategorive shoqërore (që edhe ashtu shkon pothuajse krejtësisht në konsum të mallrave të gatshme të importit).
Qeveria me këso rritje të pagave që nuk bazohet në produktivitet të shtuar po thotë qartazi e hapur: po, ne udhëheqja po e vjedhim shtetin, ne po e hamë buxhetin, mirëpo edhe juve do t’iu shtohen dromcat. Natyrisht që dromcat janë më shumë se dromca nga pikëpamja e arsimtarëve e minatorëve, mirëpo ato nuk janë as tamam dromca nga pikëpamja e Thaçit.
Thaçi nuk është si Robin Hood-i i cili ua merrte pasurinë të pasurve që t’ua shpërndante të varfërve pa ndalur gjë për vete. Thaçi është saktësisht e kundërta e Robin Hood-it: ua merr të varfërve për t’ua shpërndarë të pasurve e sidomos duke ndalur plaçkën për veten e tij. Sepse pikërisht të varfrit dhe klasa e mesme e financojnë pjesën më të madhe të buxhetit, 3/4 e të cilit mbushet në dogana përmes tatimeve në konsum që i barten konsumatorit përfundimtar.
Edhe fondi për fëmijët e sëmurë nga kanceri e leukemia, ndodhet përbrenda së njëjtës (mungesë) politike: nuk rregullohen e përmirësohen spitalet dhe shërbimet atje por ata që e kanë uzurpuar buxhetin e shtetit shtiren mëshirëplotë. Thaçi para kamerave televizive shfaqet si filantrop gjeneroz në një gala mbrëmje e jo si kryeministër i përgjegjshëm për shtet social. Kushedi, mbase vetë filantropia është njëfarë privatizimi i solidaritetit dhe ndihmave...
*Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com