BURREL – Plaçkitet për herë të dytë shtëpia e ish-drejtorit të Arsimit në Burrel, Gani Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa mësohet se në banesë nuk kishte asnjë pjestarë të familjes.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të Komisariatit të Policisë së Matit, për të fiksuar gjurmë të autorëve në banesë si dhe dëshmi të personave që mund të kenë parë apo të kenë dijeni për autorët.
Burimet policore thanë se nga dëshmitë e para nuk rezulton të ketë ndonjë person të identifikuar si i dyshuar për ngjarjen.
Banesa e ish-drejtorit të Arsimit të Matit, Gani Ahmeti ndodhet në periferi të Burrelit. Ajo është grabitur edhe dy muaj më parë, kur autorët të maskuar kanosën dhe terrorizuan familjarët që ndodheshin në banesë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com