Plagosen dy minatorë në galeritë e kromit në Bulqizë dhe në Martanesh

Plagosen dy minatorë në galeritë e kromit në Bulqizë dhe në Martanesh

Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur plagosur në galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh. Policia njofton se është plagosur shtetasi me iniciale A. B., 29 vjeç dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta, teksa ishte duke punuar në galerinë e Bulqizës.

Sakaq edhe shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

'Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë,  gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë,  është aksidentuar  dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’ pasi shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn