Tiranë/I prenë rrugën me makinë pasi po ktheheshin nga kalçeto, ‘plas’ sherri mes të rinjve! 2 të plagosur, autorët ende të paidentifikuar (EMRAT)

Tiranë/I prenë rrugën me makinë pasi po ktheheshin nga kalçeto, ‘plas’ sherri mes të rinjve! 2 të plagosur, autorët ende të paidentifikuar (EMRAT)

Makina e te plagosurve

TIRANË- Një konflikt i çastit mes disa të rinjve ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, ku si pasojë të plagosur mbetën dy prej tyre. Gjithçka ndodhi teksa dy të rinjtë po ktheheshin nga ndeshja në kalçeto dhe shkak është bërë manovra e gabuar prej tyre, të cilët i  kanë prerë rrugën autorëve. Për pasojë, këta të fundit kanë qëlluar me plumba në drejtim të Enis Sanxhakut, 20 vjeç dhe Noa Matos, 19 vjeç.

Siç raporton gazetari i ‘Report Tv’, Sokol Dema, të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasi plumbat nuk i kanë prekur në organet jetësore. Dy të plagosurit nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i ‘Qafë-Kasharit’, në mesnatë rreth orës 00:05. Në të gjitha hyrjet-daljet e Tiranës janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shaban: 17/09/2021 10:40

    Po ora policore ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk