Plagosen me thika dy aktivistët e
Vetëvendosjes para zyrës së tyre

Plagosen me thika dy aktivistët e<br />Vetëvendosjes para zyrës së tyre
Dy Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë sulmuar para zyrës së tyre në Prishtinë lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka konfirmuar për Klan Kosovën . Sipas vetvendosjes aktivistët e saj janë sulmuar nga Alban dhe Kushtrim Geci të cilët janë djemtë e Sabit Gecit, ishkomandant i UÇK­së, 

Sipas  Frashër Krasniqi, dy aktivistët e tyre kanë qenë duke qëndruar para zyrës së Lëvizjes, kur disa persona në mesin e tyre djemtë e Sabit Gecit kanë dalë të armatosur dhe i kanë sulmuar ata.

Të dy aktivistët janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë në shtëpi ndërkohë policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, të cilët thuhet se janë djemtë e Sabit Gecit. Ata janë dërguar në paraburgim për 48 orë

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’