Një konflikt midis disa të rinjve, i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, pasditen e djeshme në Pogradec. Në pranga kanë rënë 3 vëllezër, të cilët kanë dhunuar dhe më pas kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Tre vëllezërit, E. B., 28 vjeç, P. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin me iniciale G.D, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, 29-vjeçari i plagosur dhe shokun e tij Sh. T., u vunë nën hetim në gjendje të lirë, pasi gjatë konfliktit edhe këta kanë goditur me grushte dhe me shkelma në trup, 2 nga vëllezërit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë).