SHKODER - Një person është plagosur sot me armë zjarri në Shkodër, por edne nuk bëhen të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Personi i plagosur Rr. Sh 32 vjeç është dërguar në spitalin e Shkodrës nga ku është raportuar se është jashtë rrezikut për jetën.

32 vjeçari me banim në fshatin Golem komuna Rrethina Shkoder, ka dhënë se është plagosur në një rrugë fshati në fshatin Vilze komuna Postribë në rrethana të paqarta.

I plagosuri pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në shtëpi.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje nga ku edhe po bën inspektimet e nevojshme deri në zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)