Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në unazën e qytetit. I plagosur ka mbetur 38-vjeçari Dhimitër Shaka, i cili ndodhet në spitalin e Korçës ku po merr mjekim. Ai është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbi e ka kapur në këmbë.

Autori Nikolin Tarusha është në kërkim nga policia. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 4, dyshohet se shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Dh. Sh., 38 vjeç, për motive të dobëta.  

38-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë