Një person është plagosur me thikë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

I plagosuri është një 27-vjeçar, i cili është dërguar për mjekim në spital.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe kapjen e tij.

“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.