Plagoset me thikë drejtori i INUV
Florenc Hoxha, pas sherrit për pronat

Plagoset me thikë drejtori i INUV<br />Florenc Hoxha, pas sherrit për pronat
TIRANË – Një sherr pronësie ka bërë që të plagoset me thikë, Florenc Hoxha. Ky i fundit është kreu i Inspektoriatit Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës. Ngjarja ku mbeti i plagosur Hoxha, ka ndodhur në një lokal pranë banesës së kreut të INUV. Ndërkaq, policia mësohet se ka identifikuar autorin e plagosjes, me inicialet Indrit Deliaj, të cilin e ka shpallur në kërkim. Mësohet se Hoxha dhe autori ndodheshin në të njëjtën tavolinë në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Burime nga uniformat blu, kanë bërë të ditur se, Hoxha ka marrë dy goditje me thikë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hoxha është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Bluzat e bardha kanë bërë të ditur se, Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plagë në trup, por që nuk i kanë sjellë probleme jetësore, por ai do ta kalojë natën në spital për ta pasur nën kujdes.

SHERRI NË LOKAL
Florenc Hoxha, drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në kryeqytet është plagosur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në Farkë. Mësohet se Florenc Hoxha është goditur me thikë dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Mjekë të këtij spitali bëjnë me dije se Hoxha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, kanë qenë klientët e lokalit ku ndodhi ngjarja, që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa patrulla të Policisë së Tiranës, të cilët kanë nisur hetimet. Burime nga këta të fundit thanë se, janë marrë dëshmitë e disa klientëve të cilët kanë treguar se, sherri kishte baza pronësie.

Autori dhe Hoxha, kanë pasur edhe përplasje të mëparshme mes tyre por mbrëmë kjo përplasje ka përfunduar me plagosjen me thikë të kreut të INUV të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë nga burime policore mësohet se autori është I.Veliaj dhe po punohet për kapjen e tij. Ai është banor i zonës, ku edhe Hoxha ka shtëpinë e tij.

HETIMET PËR PLAGOSJEN
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetëra forca policie. Gjithashtu Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor, të cilët kanë mbledhur dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal dhe prova të tjera. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie. Sipas policisë Hoxha i cili ndodhej në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë i shoqëruar edhe me persona të tjerë. Ai është konfliktuar me autorin i cili e ka goditur me thikë dy herë duke i shkaktuar plagë në trup, por fatmirësisht duke mos vënë në rrezik jetën e tij.

Sherri mes Hoxhës dhe të dyshuarit I. Veliaj, mësohet se është i hershëm por mbrëmë ka përfunduar me plagosjen e kreut të Inspektoriatit Ndërtimor pranë bashkisë së Tiranës. Nuk është hera e parë që Florenc Hoxha është përfshirë në ngjarje që kanë përfunduar me të plagosur. Por herët e tjera, nuk ka qenë Hoxha i plagosuri por persona të tjerë. Hoxha edhe më parë ka pasur konflikte pronësie, kryesisht me fqinjët e tij në fshatin Surrel. Hoxha njëkohësisht është edhe krahu i fortë i kryebashkiakut Lulzim Basha dhe shpeshherë është përfshirë edhe në debate politike.


shtepia e florenc hoxhes
(Në foto: Policia pranë lokalit dhe banesës së Florenc Hoxhës ku ndodhi ngjarja) 

Lajmi fillimisht u publikua më 13.11.2014

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi