Një grua rreth 38 vjeç ka mbetur e plagosur në një minierë private të Bulqizës. Mimoza Islami nënë e dy fëmijë ishte punonjëse në sipërfaqe të minierës ku punonte për seleksionimin e kromit.

Ajo është goditur gjatë punës nga gurë të cilët u shkëputën nga masivët e kromit të hedhur jashtë minierës. 38-vjeçarja fillimisht u dërgua në spitalin e Bulqizës e më pas ajo u transportua në spitalin e Peshkopisë. 

Policia e Bulqizës nisi hetimet për këtë incident, ndërsa është shoqëruar përgjegjësi dhe drejtuesi teknik i firmës e cila ushtron aktivitetin për shfrytëzimin e mineraliet të Kromit.

Aksidenti më i fundit i ndodhur në minierat shqiptare ishte ai i Pukës vetëm një javë më parë ku një minator humbi jetën pas shembjes së një masivi dheu në galerinë e minierës së Munellës. Kushtet në të cilat punojnë minatorët kanë qënë gjithnjë problematike.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)