DURRËS - Anija italiane e peshkimit “San Francesko” e cila po gjuante peshk rreth 20 milje larg kepit të Rodonit ka lëshuar orët e parë të mëngjesit të sotëm alarmim “SOS” ne kapitenerin e portit të Durrësit.
 
Shkak është bërë një incident gjatë peshkimit ku ka mbetur i plagosur peshkatari Italian, Vincenso Engo 42 vjec.
 
Ky mësohet se ka marrë një plagë në krah, ndërsa në ndihmë të anijes kanë mbërritur forcat e policisë detare.

Këta të fundit kanë bërë transportimin e për në spitalin të Durrësit të peshkatarit të plagosur, i cili mësohet se është nën kontrollin e bluzave të bardha.

Mësohet se peshkatari italian, Vincenso Engo ka qenë duke peshkuar në ujrat ndërkombëtare kur ka ndodhur incidenti.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)