1715442488_shkoder.JPG

Policia njofton se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin që ka plagosur me armë zjarri në këmbë 24 vjeçarin Jaser Osmani. Bëhet fjalë për 46 vjeçarin Gentian Mithi.

"Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit", njofton policia.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri pas një sherri, 24 vjeçari plagoset në këmbë pranë banesës! Arratiset autori (Emrat)