Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër pas një konflikti të çastit. Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 24 vjeçari Jaser Osmani.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa 24 vjeçari është plagosur në kofshë dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është qëlluar pranë banesës së tij nga 46 vjeçari Gentian Mithi i cili është në arrati.
"Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes", njofton policia.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Policia njofton se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin që ka plagosur me armë zjarri në këmbë 24 vjeçarin Jaser Osmani. Bëhet fjalë për 46 vjeçarin Gentian Mithi.
"Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit", njofton policia.
Pasditen e kësaj të shtune, Shkodra është tronditur nga disa shtëna me armë zjarri ku mbeti i plagosur 24 vjeçari, Jaser Osmani, pas një konflikti për motive të dobëta,
Report Tv ka siguaruar pamje nga vendngjarja, ku duket se policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente


Mithi ka qenë djalë trim gjithmonë!! Djalë i mirë në punë të vet, nuk i bjen në qafë kuja, por të merr gjak në vetull....
PërgjigjuA ka pase jetu ne xhabije Gent Mithi apo asht tjeter?
Ahahahha e njifke tu xan peshk, trim me xan krap, ky asht kokerr legenit
Ja dhe nje hasmeri e re per motive te dobta. Me vone filon kalvari se ky do marri hak tani. Shqiperi hesapi thuaj.
Përgjigju