Një 42-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar. Sipas burimeve, Bari Doda i kishte ngacmuar të dashurën Pleurat Mustafës. Ky i fundit është hakmarrë duke e qëlluar në këmbë me pistoletë.

Doda ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Me ndihmën e 35-vjeçarit Agim Çelhyka, Mustafa është larguar nga vendngjarja duke shkuar në lagjen 17 në Durrës, ku dhe është arrestuar nga policia pas tri orësh.

Policia gjeti edhe armën e përdorur që 42-vjeçari e kishte hedhur mes shkurreve gjatë momentit të largimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.