TIRANË- 24-vjeçari për shumë vite ishte makth për banorët e kryeqytetit, sidomos për pronarët e vilave në periferi të Tiranës. Ai ishte në kërkim prej muajsh, teksa të mërkurë Cungu u ekstradua në drejtim të Tiranës. Gjykata e ka dënuar në mungesë me plotë 25 vite burg për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Markeljan Cungu është autor i më shumë se 500 grabitjeve. E fundit ishte ajo e 19 janarit 2020 në zonën e Alliasit. Në tentativën për të vjedhur me armë banesën e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbetën të plagosur burrë dhe grua. Cungu ka qëlluar me automatik në drejtim të të tyre pasi këta të fundit ndjen lëvizjet kur bashkë me Fatjon Mertënikajn kishin hyrë në banesë. Pas ngjarjes gjithçka u zbulua përmes analizave të AND-së,
Autori u arratis dhe për muaj me radhë ishte në kërkim nga policia. Cungu, njëlloj si “suksesi” që kishte patur për të vjedhur banesat, ia doli që të kalonte edhe përtej kufirit, çfarë detyroi Policinë e Shtetit t’a shpallte në kërkim ndërkombëtar. Pas muajsh kërkimi, 24-vjeçari u prangos në Kosovë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe sot u ekstradua.
24-vjeçari për disa vite ka jetuar në Gjermani, i arrestuar edhe më parë. Emri i tij ka qenë një ndër më të lakuarit në të gjitha komisariatet e Tiranës. Referuar të dhënave të policisë, vetëm në territorin e Komisariatit nr. 3 rezultojnë mbi 70 vjedhje me autorësi të tij dhe në total në të gjithë Tiranën janë mbi 500 të tilla.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.1%
-
Jo
84%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në lokalin afër SPAK, Prokuroria e Posaçme: Islam Sefa koka e grupit shqiptaro - gjerman që trafikoi 912 kg drogë në Gjermani! Vlera 3.3 mln euro
3 Korrik, 19:08
-
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat
3 Korrik, 11:13
-
Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhe publike në TKOB e ceremoni familjare varrimi! Edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut nderuan kolosin e letërsisë shqipe
3 Korrik, 07:20
-
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)
2 Korrik, 20:43
-
Tiranë/ 75 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë, ministri Hasani pret të Dërguarin e Posaçëm e Qeverisë kineze
2 Korrik, 18:00
-
Tiranë /Falsifikonte stampa dhe formularë, në pranga një person (EMRI)
2 Korrik, 13:31
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
2 Korrik, 11:36
-
Bashkëpunim policor me Moldavinë, Balla: Intensifikojmë numrin e marrëveshjeve, në funksion të kapjes së personave në kërkim
1 Korrik, 15:22
-
Kapet në Spanjë 31 vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqiptare, Apeli i Tiranës e kishte dënuar me 4 vite burg (EMRI)
1 Korrik, 15:00
-
VIDEO/ Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale
1 Korrik, 07:10
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Qytetarët në radhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
30 Qershor, 18:56